Prokuroria Publike nuk jep detaje të reja rreth skandalit me përgjimin e centralit telefonik. Sqaruan shkurtimisht se është duke vepruar dhe hetuar se kush ka dhënë autorizimin për t’i regjistruar bisedat e brendshme të prokurorëve, kush i ka përgjuar dhe kush ka pasur qasje deri te ato. Do të kontrollohet edhe nëse gjatë furnizimit publik të centralit në vitin 2013 njëri prej kushteve ka qenë që të regjistrohen bisedat në një hard disk të veçantë. Central i këtillë është instaluar edhe në Gjykatën Penale.

ALSAT

Loading...