Sali Mekaj

Prokuroria Speciale përmes një kumtese për media ka bërëme dije se dje , ka urdhëruar ndalimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Pejës, Sali Mekaj.

Urdhër ndalimin për 48 orë prokuroria e ka bërë për shkak të dyshimit të bazuar se  Mekaj ka kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”,  nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po mbrëmë është ndaluar edhe e dyshuara V.G., për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale” “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 “Bashkëkryerja”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’ bën të ditur prokuroria.

Lidhur me këtë rast prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë aktvendim për fillim të hetimit, transmeton Klan Kosova.

Loading...