Prokuroria nuk do ta hetojë rastin e armës së Mijalkovit

Rasti me pistoletën që e kishte futur në aeroport ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov nuk do të hetohet nga Prokuroria e Maqedonisë.Sipas prokurorisë ky është një krim në një shtet tjetër.

“Deri më tani e Prokuroria Publike Shkup nga organet kompetente të Republikës së Serbisë nuk ka marrë njoftimin e ngjarjes për të cilën ju pyesni. Në përputhje me rregullat ligjore, kur një shkelje është kryer në territorin e një shteti tjetër, juridiksion për fillimin e mundshëm të procedurave e kanë autoritetet e atij shteti”, theksuan për Telma nga prokuroria.

Loading...