Prokuroria publike në Shkup ka vërtetuar se ka marë kërkesë nga prokuroria sepciale për marjen e lëndëve që kanë të bëjnë me përgjimet. Prej atje theksojnë se janë duke e shqyrtuar kërkesën e Janevës dhe në mënyrë eksprese do të dorëzojnë të dhënat tek ajo.

‘’Statistika e kërkuar bën fjalë për lëndë jofromale me numrin e të cilave jemi duke u marë, e me kërkesë të prokurores publike ato do të dorëzohen në një afat sa më të shkurtër kohorë’’, bëjnë të ditur nga prokuroria publike.

Sipas informacioneve të para prokuroria publike në Shkup ka hapur 28 lëndë por Janeva pasi për herë të dytë ka bëri kërkesë për rritjen e ekipit të saj, ky numër do të rritet akoma.

Aty janë edhe lëndët të cilat kanë dalë nga bisedat telefonike të përgjuara që akoma janë tek opozita. Nga LSDM bëjnë të ditur se shumë shpejtë Janeva do t’i merr këto materiale.

‘’Në një kohë të shkurtër prokuroria speciale do t’i merr lëndët nga përgjimet telefonike. Ajo do të ndodh për shkak se duhet të respektohet ligji për prokurorinë speciale. Duhët vetëm të vërtetohet formalisht se kur do t’i merr prokuroria speciale këto materiale’’, bëjnë të ditur nga LSDM.

Loading...