Prokuroria Themelore e Manastirit nis hetime për rastin “Transportuesi 2”

Prokuroria Themelore e Manastirit ka nisur hetim për manipulimin me mjetet e transportit të nxënësve që dyshohet se e ka bërë kryetari Vlladimir Talevski. Sipas njoftimit të prokurorisë, policia e Manastirit ka mbledhur një mori provash me urdhër të prokurorisë dhe ka dorëzuar raport të veçantë që rëndon Vlladimir Talevskin dhe pesë të akuzuar të tjerë në rastin “Transportuesi 2”.

Të dyshuarit, të gjithë të punësuar në Komunën e Manastirit, dyshohen për veprim të pandërgjegjshëm dhe keqpërdorim të pozitës. Dëmi i përllogaritur që këta të dyshuar ia kanë bërë buxhetit komunal llogaritet mbi 70 mijë euro pasi nuk e kanë prishur tenderin për transport të nxënësve, edhe pse çmimet e ofruara të kompanive kanë qenë shumë më të larta se sa të transportuesve të tjerë në Maqedoni.

Talevski fillimisht qëndroi në paraburgim shtëpiak për manipulim me tenderë të kësaj natyre. PSP njoftoi se Talevski së bashku me sekretarin e komunës, disa drejtor shkollash dhe drejtuesish të kompanive transportuese, kanë zhvilluar transportim me çmime astronomike. /SHENJA/

Loading...