Propozim Buxheti për vitin 2016 në seancë plenare

 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në seancë planare prej sot duhet të fillojë debati rreth Propozimit shtesë të buxhetit për vitin 2016.

Sipas propozimit shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 195.788 milionë euro denarë, të cilat janë për 4,7 për qind më të larta në krahasim me ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 176.804 milionë denarë ku ka rritje për 6 për qind në krahasim me vitin 2015.

Karakteristikat themelore të bushetit për vitin 2016 sipas propozuesit janë zvogëlimi i deficitit buxhetor për 3.6 për qind këtë vit në 3,2 për qid vitin e ardhshëm dhe rritja e mjeteve për pension, ndihmë sociale dhe investime kapitale, me qëllim që të nxitet komponenta zhvillimore e buxhetit.

Në anën e të ardhurave pritet që të ardhurat tatimore të kenë rritje prej 6,5 për qind dhe të arrijnë 101.531 milionë denarë, të ardhurat jotatimoret janë planifikuar në 9.633 milionë denarë dhe gjithçka për 519 milionë denarë, ndërsa kontributet të kenë rritja prej 4,2 për qind dhe të arrijnë në 49.18 milionë denarë.

Në anën e shpenzimeve, krahas mjeteve të parapara për pensione më të larta dhe ndiham shtesë sociale, janë aparaparë mjete më të larta për 3,3 për qind për rrogat ose 25.906 milionë denarë, për mallra dhe shërbime janë projektuar 19.618 milionë denarë ose 3,5 për qind më shumë nga viti 2015, janë siguruar mjete për zgjedhjet në muajin prill 2016, si dhe për transfere. Për mbrojtjen shëndetësore janë paraparë 1.334 milionë denarë, janë paraparë transfere të shtuara për njësitet e vetëqeverisjes lokale për sigurimin e zhvillimit të barabartë rajonal, si dhe 141 milionë euro për subvencione për bujqit. Shpenzime kapitale janë projektuar në 25.092 milionë denarë dhe për 12,9 për qind më shumë se ato në vitin 2015.

Rritja e ekonomisë pritet të jetë 4 për qind nga BPV, ndërsa inflacioni 2 për qind.

Në tekstin e propozuar u dorëzuan 417. Në afatine caktuar prej 10 ditëve, aq sa zgjati debati në komisionin amë kuvendor, sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë shqyrtuar 92 amendamente, prej të cilët janë pranuar vetëm katër.

Loading...