Propozohen tre ambasadorët shqiptarë, ja emrat e tyre

Në Komisionin e Jashtëm janë propozuar sot emrat për ambasadorë në disa vende. Donika Hoxha propozohet si ambasadore në Bullgari dhe Moldavi, ndërsa Elida Petroshati propozohet ambasadore në Danimarkë dhe Ridi Kurtezi në Malin e Zi.

Elida Petoshati e pranishme në komision tha se Danimarka ka asistuar Shqipërinë në mirëqeverisje

”Danimarka është mbështetëse e procesit të zgjerimit dhe e dialogut Kosovë-Serbi. Në Shqipëri operojnë 35 kompani daneze. Pritet të nisin fluturimet Danimarkë-Shqipëri”.

Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli tha se Danimarka ka qenë skeptike për proceset integruese të Shqipërisë.

Loading...