Prorektori i UT-së, Arbër Çeliku për shqiptarët e Luginës: Hallall ju qoftë tambli i nënës shqiptare!

Prorektori i Universitetit të Tetovës, prof.dr. Arbër Çeliku përmes një postimi në facebook ka shprehur
respektin dhe mirënjohjen e thellë për bashkëatdhetarët e Luginës së Preshevës, për sakrificën e tyre
disavjecare përballë terrorit dhe presionit shtetëror serb.
“Një mirënjohje e thellë nga ana ime shkon për shqiptarët e Luginës, të cilët, edhe pse numerikisht
shumë më pak se ne në Maqedoni, kurrë nuk hoqën dorë nga të qenët shqiptarë, madje i rezistuan
me shekuj stoikisht një shteti shovinist dhe barbar… hallall ju qoftë tambli i nënës shqiptare!”, ka
nënvizuar Çeliku.(INA)

Loading...