Protesta e sotme dëshmoi kulturën shqiptare, ashtu siç e don zakoni jonë!

 

Protesta e sotshme dëshmoi kulturën shqiptare, pa ofendime, pa zhurmë, me etikë proteste, ashtu si e do zakoni jonë. Ishin pak ose shumë njerëz, për mua ka pak rëndësi, me rëndësi u realizua protesta. Protestat nuk maten në numër, maten në qëllim dhe etikë. Protesta ishte nismë qytetare, nuk ishte organizim i kësaj, ose asaj partie, secili nga ne apeloi dhe apelon të përkrahet kjo nismë, secili qytetarë është e moralshme të përkrahë këtë nismë, secili politikan, secili ambasador, secili diplomat, pa nacionalitet, por me ndjenja njerëzore, sepse të gjithë jemi dëshmitarë të rastit. Kur duhet të dënohen shqiptarët dhe t’u zbuten dënimet vrasësve të shqiptarëve, kemi ndasi etnike, kur ju duhen votat vjen në shprehje”multietniciteti” dhe “qytetaria”. #DrejtësiPërAlmirinEvogël

Loading...