Rajon-Botë

Protesta të qeta për lirimin e Ramush Haradinajt edhe në Pragë

15979031_1368752266502366_920680728_n

Një protestë e qetë për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze, po mbahet në këto momente para ambasadës franceze në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, njofton gazeta “Lajm”.

2
Pavarësisht ftohtit dhe temperaturave të ulëta shqiptarët që jetojnë në Çeki kanë dalë në protesta paqësore në mbështetjeje të Ramush Haradinaj. Protestuesit në dorë kanë mbajtur foton e Ramush Haradinajt, flamuj kombëtarë, flamurin e Kosovës dhe të SHBA-ve, duke kërkuar lirimin e liderit kosovar. /lajm
3

 

To Top