Dy protesta të reja kundër marrëveshjes së Prespës do të mbahen sot pasdite në Selanik dhe Athinë.

Në kryeqytetin grek, në sheshin Sintagma para parlamentit grek, në orën 18:00 sipas kohës lokale, për protesta bën thirrje “Lëvizja për mbrojtje kombëtare dhe për Maqedoninë – Aleksandri i Madh” dhe “Komisioni shkencor për çështje kombëtare”.

Ata, do të protestojnë për siç thonë, “ta ndalojnë marrëveshjen e tradhtisë”. “Greqia nënkupton Maqedoni. Të gjithë grekët, të bashkuar së bashku para parlamentit të Sintagmës, të dielën më 1 korrik në orën 18:00.

Do të jemi aty që ta mbrojmë Greqinë tonë, Maqedoninë, historinë, sovranitetin kombëtar, Kushtetutën dhe demokracinë”, bëjnë thirrje organizatorët përmes video spotit të publikuar në rrjetet sociale.

Për një ditë më vonë, në orën 19:00 sipas kohës lokale, është caktuar tubim në Selanik dhe marsh protestues përgjatë rrugëve të qytetit për shkatërrimin e marrëveshjes e cila përmban termin Maqedonia të Shkupit.

Loading...