Kosovë-Shqipëri

Protestë masive në Bruksel për lirimin e Haradinajt, paraqiten edhe protestues me uniforma (Video)

bruksel_wm

 

Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare, të bëjë punën e vetë që duhet të bëjë në këtë situatë, sepse vetë bashkësia ndërkombëtare e ka shpallur Serbinë si shtet kriminal. Kjo ka qenë një ndër kërkesat e organizatorëve të protestës së sotme shqiptare në Bruksel, kundër vendimit të Francës për arrestimin e ish kryeministrit kosovar, shkruan Gazeta Lajm.

“Kërkojmë nga Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës që të protestojnë zyrtarisht për shkak të arrestimit të gjeneralit Ramush Haradinaj. Kërkojmë reagim zyrtar dhe nga ministritë e jashtë të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Francës. Deri sa ne nuk reagojmë për liritë dhe të drejtat tona, nuk duhet të çuditemi pse Evrop luan me ne. fatkeqësia më e madhe është që Kuvendi i Kosovës nuk është në gjendje të miratoje nje Rezolute per lirimin e tij.

Ramush Haradinaj nuk është vetëm i Dukagjinit, nuk është vetëm i AAK-së, por është i Shqipërisë, është i Kosovës dhe Ramush Haradinaj është Kosova. Prandaj kërkojmë lirim sa më të shpejtë të tij”, ka thënë në emër të Këshillit Organizativ përfaqësuesi i DSHM-së në Bruksel, Memedali Amedi.

Protestuesit kanë mbajtur plisa në kokë, flamuj shqiptar dhe amerikanë, por ka pasur edhe protestues të veshur me uniforma.

To Top