Protestuan 35 kadetë të policisë, nuk u është ofruar kontrata e punës

35 kadetë protestuan sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ata pohojnë se janë manipuluar pasi që ende nuk janë ftuar për të nënshkruar kontratën e punës.
Bëhet fjalë për kandidatë që me sukses e kanë kryer trajnimin policor, por nuk u është ofruar kontratë pune.

Protestuesit kërkojnë që të respektohen rregullat, duke shtuar se nuk do të lejojnë që pa sqarime t’i lënë në rrugë, njofton Telegrafi.

Theksojnë se kanë kërkuar takim me ministrin Oliver Spasovski, por ende nuk është realizuar një takim, ndërkaq, pas kontakteve me sindikatat, rastin vendosën ta nxjerrin në publik.

 

Loading...