Para Gjykatës Themelore po vazhdojnë protestat ku kërkohet drejtësi për ish kryeministrin dhe ish kreun e VMRO- DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski. Sipas organizatorëve të protestës, PSP-ja po punon vazhdimisht në shkatërrimin e elitës politike të VMRO-së. Ata kërkuan nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov që të ndalojë, siç thonë ata, përndjekjen politike të Nikolla Gruevskit.

Prokuroria Speciale Publike ka vetëm një çëllim, atë që të punojë në shkatërrimin e elitës politike të VMRO-DPMNE-së, në këtë elitë marrin pjesë njerëzit nga qeveria e kaluar, e cila ka qeverisur më shumë se 10 vite. E ftojmë presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili është i vetmi politikan në Republikën e Maqedonisë që ka kredibilitetin e qytetarëve, të marrë vendim me të cilin do ta ndaloj këtë përndjekje politike që po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë”- tha Aleksandar Trjkovski nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, protesta ishte thirrur që prej disa ditësh në rrjetin social Facebook nga grupe qytetarësh dhe simpatizues të ish kryeministrit Gruevski. Rrugët para gjykatës janë të bllokuara prej disa orësh dhe vërehen forca policore.

Loading...