Protestuesit në Pensilvani kërkojnë nga SHBA-të të ekstradojë Gulenin në Turqi

Dhjetëra turq të vendosur në SHBA dje në Pensilvani protestuan kundër tentativës për grusht shteti të cilin e kryen pjesëtarët e ushtrisë turke, anëtarë të grupit terrorist FETO/PDY në krye të së cilit është Fetullah Gulen që jeton në ekzil në Pensilvani, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u mblodhën në qytetin Saylorsburg në të cilin gjendet edhe rezidenca private e Gulenit. Ata kërkuan nga administrate amerikane që të ekstradojë Gulenin në Turqi, ku akuzohet për një varg veprash penale përfshirë edhe disa tentativa për përmbysje të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Obama, dorëzoje”, “Kombi është këtu, ku janë tradhtarët”, “Fqinji juaj është terrorist”, ishin disa nga mesazhet me të cilat protestuesit brohorisnin në tubimin e mbajtur në afërsi të rezidencës së Gulenit.

“Ne vetëm dëshirojmë që SHBA-të t’ia dorëzojnë Gulenin Turqisë për t’u përgjigjur për gjithçka që ka bërë në këtë shtet”, tha për AA Nejit Zafer Saydam i cili në protestë mbërriti nga shteti federal Connecticut. Njëri nga organizatorët e tubimit protestues Hasan Guclu theksoi se qëllimi i tubimit është për t’i treguar opinionit amerikan për domosdoshmërinë e ekstradimit të Gulenit në Turqi.

“Shpresojmë se situate do të jetë më ndryshe pas tentativës së fundit për grusht shteti. Turqia duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të kthyer dhe proceduar Gulenin”, u shpreh Guclu.

Edhe banorët e Pensilvanisë dhe fqinjët e parë të rezidencës së Gulenit Penny dhe Lester, duke mos zbuluar mbiemrat, treguan se janë të befasuar nga ajo se Qeveria amerikane nuk ndihmon Turqinë në rastin e Gulenit.

Loading...