Pse dhe kush po tenton që shqiptarët të mbajë sa më larg nga procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit?

Ejup Berisha

Si duket politika në Maqedoni nuk mundet pa komplikime dhe improvizime ti zgjidh qështjet vitale e të ndjeshme politike të jashtme dhe të brendëshme shtetërore, siç janë përparimi dhe thellimi i respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut që në bazë të kushtetutës i gëzojnë qytetarët apo dhe psh problmin e zgjidhjes së qështjes shumë të ndjeshme për shtetin dhe gjithë qytetarët që jetojnë në Republikën Maqedonisë pra zgjidhjen e qështjes së emrit. Athua lexues të ndëruar ju intereson ta dini se pse inicohen dy qështje shumë të rëndësishme politike për tu zgjidhurnjëkohësisht psh procesi i miratimit të ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të pjestarëve të bashkësive tjera etnike si dhe procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit të shtetit tonë me Greqinë. Nëse analizohet pak më holl do të del në pah se kjo situatë pra tentimi për miratimin e ligjit për gjuhët dhe pengesat që u paraqitën gjat miatimit të tij nuk mund të kuptohen si shfaqje e vullnetit të mirë dhe të sincertë për zgjidhjen e kësaj qështjeje por do të thoja më shumë është si tentativë për zhvendosje të vemendjes së shqiptarëve dhe pjestarëve të bashkësive tjera etnike nga procesi i gjetjes së zgjidhjes së pranueshme për kontestin e emrit që duhet ti tangoj të gjithë e jo vetëm pjestarët e bashkësisë etnike maqedonase. Vetë inicimi i qështjes së miratimit të ligjit të gjuhëve dhe ngatrrimi i këtij procesi të shtyjnë të dyshosh se kjo qështje u imponua me tenedencë që shqiptarët dhe pjestarët e bashkësive tjera etnike të përqëndrohen në qështjen e dëshirës për miratimin e ligjit për përparimin përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike dhe pengesave për pamundësimin e miratimit të ligjit në fjalë. Qëllimi i maqedonasve si duket është i orientuar më shumë në drejtim që shqiptarët të mbahen sa më larg procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit,si dhe njëherësh të pamundësojnë paraqitjen e vërejtjeve dhe pakënaqësisve në rast të propozimit të emërtimeve kundërthënëse dhe të papranueshme si psh Republika sllave e Maqedonisë apo Republikagorna Makedonija që do të përmbanin propozim zgjidhjet e mundëshme në tentimet për zgjidhjen e kontestit. Të dyja këto propozime eventuale janë dhe duhet të jenë të papranueshme për shqiptarët. Propozimi i parë Republika Sllave e Maqedonisë është i papranueshëm meqë në Maqedoni nuk jetojnë vetëm pjastar të bashkësive etnike sllave siç janë pjestarët e bashkësisë etnike maqedonase dhe serbe, por këtu jetojnë edhe pjestar të bashkësive tjera etnike josllave siç janë shqiptarët, turqit, boshnjakët, vllehët si dhe të tjerë. Ndërsa propozimi i dytë është i papranueshëm meqë Republikagorna Makedonija propozohet të pranohet pa mundësi përkthimi në gjuhën shqipe apo të përdoret ashtu siç propozohet origjinali pra Republikagorna Makedonija e jo Republika e epërme e Maqedonisë. Gjithashtu është i papranueshëm edhe pamundësimi që shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike ti japin propozimet e tyre për zgjidhjen e kontestit të emrit.Kjo në mënyrë plotësuese e komplikon procesin e gjetjes së zgjidhjes së pranueshme për qështjen e emrit. Nëse në vitin 1990 jemi përcaktuar formalo-juridikisht për shtet demokratik qytetar dhe këtë e kemi rikonfirmuar pas konfliktit të vitit 2001 atëher pse edhe shqiptarët dhe pjestarët e bashkësive tjera etnike të mos kenë mundësi të inicojnë propozim zgjidhje për kontestin e emrit përpos pesë propozim zgjidhjeve të ofruara nga ndërmjetësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për qështjen e emrit Metju Nimic. Mendoj se pjestarëve të bashkësisë etnike maqedonase më të pranueshme do tu ishin propozimet Republika sllave e Maqedonisë dhe Republikagorna Makedonija. Sepse me këtë përfaqsuesit politik maqedonas do të lëvdroheshin se me propozimin p.sh Repubika sllave e Maqedonisë kanë arritur ta ruajnë identitetin dhe prejardhjen e tyre kombëtare meqë elita aktuale politike maqedonase në pushtet po e promovon idenë dhe tezën se populli maqedonas ka prejardhje sllave. Kur jemi te qështja e miratimit të ligjit të gjuhëve vetë inicimi i kësaj qështjeje dhe opstrukcionet e Partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE me parashtrimin e 35 mijë amandamenteve në Kuvendin Republikan për shqyrtim lënë të kuptohet se kjo është një tentativë që të gjitha bashkësitë e tjera etnike të përqëndrohen te problemi i miratimi të ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të tyre ndërsa me këtë maqedonasve do tu lehet hapsirë më e madhe, që ata vetë të merren me qështjen e zgjedhjes së kontestit të emrit. Por gjithashtu me këtë hap edhe meritat për marrje të ftesës për antarsim në NATO dhe të marrjes së vendimit nga institucionet e Bashkimit Europjan për nisejen e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE tu takojnë maqedonasve. Pra procesin e miratimit të ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve e konsideroj si një grrep mashtrues i politikanëve maqedonas me qëllim të ruajtjes së të drejtës ekskluzive që ata të merren me qështjet madhore shtetërore me qëllim që të dëshmojnë se ata të janë faktori i vetëm dhe kryesorë vendim-marrës apo se janë shteformuesit në këtë shtet. Dhe nga ana tjetër të promovohen si element konstruktiv para përfaqsuesve të faktorit politik ndërkombëtar se kinse ja kanë vullnet për zgjidhjen e të gjitha qështjeve kontestuese dhe të hapura me fqinjët kjo pas ratifikimit të sukseshëm të Marrëveshjes së fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë e që në vazhdim kjo të plotësohet me arritjen eventuale të kompromisit për qështjen e ndjeshme gati dydhjetvjeqare të emrit me fqiun verior Greqinë. Ndërsa sa i përket miratimit të ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike këtë ata do ta përdorin gjithashtu si tregues se ja ne jemi në gjendje ti zgjidhim me efikasitet e me shumë vullnet gjithashtu edhe qështjet e politikës së brendëshme apo ato qështje që i tangojnë raportet mes të gjitha bashkësive etnike në vend.

Loading...