Pse e quajnë kokteilin ‘Sex on the beach’

Emrin e mori “Sex on the beach” (seks në plazh), pasi plazhi dhe seksi, ishin dy arsye të lumturisë së njerëzve.
Nëse ju pëlqejnë kokteilet me shije frutash dhe të lehtë për t’u pirë, atëherë “Sex on the beach” është padyshim ideali për ju. I përgatitur me lëng boronice, portokalle, pjeshkë dhe vodka, ky kokteil nuk është vetëm i lehtë për t’u pirë, por njëkohësisht edhe i lehtë për t’u përgatitur. Nuk kërkon shumë teknika apo përbërës. Dhe ku ka mirë sesa kaq! Por a dini se përse këtij kokteili i vendosën pikërisht këtë emër? Shumë njerëz mendojnë se ky është një emër i keq për një kokteil të mirë.

Sipas bartender lore dhe website sexonthebeach.com, kokteili është shpikur nga një bartender me emrin Ted, i cili ishte duke punuar në Bar Confetti’s. Ai u frymëzua nga fushata e një kompanie që prodhonte pjeshka dhe për të rritur shitjen e tyre, ai shpiku një kokteil që të kishte ato si ingredientë. Dhe kështu ai e quajti kokteilin “Sex on the beach” (seks në plazh), pasi sipas tij plazhi dhe seksi, ishin dy arsye të lumturisë së njerëzve.

Loading...