Shkruan EJup Berisha

Gjatë miratimit të vendimeve të rëndësishme politike është i nevojshëm debati. Politika duhet të zhvillohet përmes debatit aktiv, e të gjallë ku aktorët kryesor politik duhet ta mbajnë përher të hapur mundësinë për tu debatuar qështje të ndryshme që e tangojnë zhvillimin, përparimin, sigurinë si dhe stabilitetin e shtetit dhe të qytetarëve. Politikanët nuk mund dhe nuk bën vazhdojnë të fshihen pas arsyetimit se gjendja është delikate dhe se nuk mund të hapet debat për këtë apo atë qështje apo për këtë apo atë vendim flas për vendimet që i tangojnë të gjithë qytetarët në shtet dhe nga të cilat varen mirqenia, përparimi si dhe qetësia e tyre. Vetëm në rexhimet autoritare udhëheqësit politik i miratojnë vendimet më të rëndësishme pa debat e pa e pyetur askë sepse këta janë të bindur se janë më të mençur se të gjithë qytetarët e tjerë në shtet. Ndërsa në rexhimet që quhen Demokratike duhet të veprohet më ndryshe, këtu mendohet se edhe shumica e qytetarëve janë të mençur sa duhet, dhe për këtë arsye duhet hapur debat për të gjitha vendimet më të rëndësishme që miratohen e që janë në të mirën e përgjithëshme të të gjithëve. Në shtetet bashkëkohore vndimet miratohen dhe duhet të miratohen vetëm përmes debatit kështu thonë teoritë demokratike. Për arsye se debati u jep rëndësi apo peshë jo vetëm vendimeve dhe miratuesve të tyre në rastin konkret politikanëve por i bën të rëndësishëm edhe pranuesit e tyre e këta janë qytetarët. Në botë vend ku zhvillohet debat i përhershëm në shtet e shoqëri dhe atë për qështje të ndryshme dhe përgjithqka të madhe e të vogël është Zvicrra. Atje organet e ngarkuara për të miratuar dhe zbatuar vendime nuk tentojnë që në shpjejtësi dhe fshehurazi ti marrin vendimet por aty hapet debat që nga fillmi kur merret ndonjë nismë për ndonjë vendim të ri, pastaj ai vazhdon më tej kur ai vendim duhet të formësohet më pas gjat miratimit të tij, si dhe pas miratimit të të njëjtit vendim. Në Zvicërr pra akoma vazhdon debati dhe ai aktivizohet edhe më shumë pas miratimit të vendimit. Sepse pas kësaj mbahet llogari për faktin se sa janë të kënaqur qytetarët nga vendimi i miratuar,se sa ai i knaq kërkesat dhe nevojat e tyre, pastaj se a u pëlqen ai vendim atyre dhe çka është më me rëndësi është që të dihet fakti se çfar mendojnë qytetarët se duhet të ndryshohet për tu bërë më i mirë vendimi i miratuar. Mua gjat qëndrimit tim disa vjeqar atje më ka rastisur që disa herë të më pyesin në rrugë intervistues të organeve të pushtetit qëndror apo edhe lokal se a më pëlqen psh Rregullimi i rrugës së re apo i një parku të ri të qytetit pastaj se a më ka pëlqyer ngjyra e ulseve apo edhe shportave për hedhjen e mbeturinave në qendër të qytetit apo a janë të mirë e të përshtatshëm dhe sa janë komod autobusët e ri të blerë nga Ndërmarrja e Transportit publik urban në Gjenevë (TPG). Te ne nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk ndodh akoma kjo gjë sepse këtu miratimi i vendimeve bëhet në rrethe të ngushta politike apo në kuloare të fshehta. Ndërsa ne si qytatar në fund të tërë procesit marrim vesh se na qenka miratuar një vendim. Pra elitave politike u intereson që të miratojnë një vendim pavarsisht se ai a i plotëson nevojat, kërkesat si dhe pritshmëritë tona dhe paramendoni ky vendim na tangon më shumë neve se ata që e miratojnë vendimin. Pra përsëris këtu te ne politikanët takohen dhe në fshehtësi e kryejnë punën dhe një ditë ai vendim nxirret në seancë plenare të Kuvendit apo forumeve tjera vendim-marrëse për tu miratuar me procedurë të shpejtë dhe ne si qytetar një ditë vetëmse na kumtohet se partitë politike e miratuan një vendim të caktuar. Psh ligjin për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike në shtet. Dhe politikanëve më nuk u intereson se ky ligj a e arrinë efektin e duhur, apo edhe se ky akt juridik a i përmbush nevojat dhe kërkesat tona si qytetarë për përdorimin e gjuhëve tona. Jo jo kjo nuk është me rëndësi për ta mjafton të thuhet Ja o popull u miratua ky ligj urdhëroni dhe pastaj mjafton që në lavd të thuhet se kjo është vepër markante e Partive politike dhe këtu përfundon i tërë debati. Ka thënë Partia se është i mirë dhe mjaft nuk mund të debatohet më për të e lere më të kritikohet i njëjti kjo nuk vjen parasyshë asesi. Kjo nuk guxon të bëhet edhe nëse kritika nuk është me tendencë që të mohoet por që bëhet me qëllim më fisnik që të jepet opinion për atë vendim apo të jepen sygjerime se si ai të përmirësohet me qëllim që të arrihet efekti i duhur apo i pritur për qytetarët. Pra jo kjo është rreptësisht e ndaluar.Apo ta marrim si shembull debatin për ndotjen e tepërt të ambientit në Shkup dhe disa qytete tjera të vendit tonë. Debati fillon dhe përfundon vetëm në kontekst se organet e pushtetit janë duke u marrë me këtë qështje dhe se janë duke u ndërmarr masa për zvogëlimin e ndotjes edhe pse ndotja në sasi të konsiderueshme prap vazhdon të jetë prezente nëpër vendbanimet tona . Ndërsa kjo duhet të eliminohet menjëher sepse është e dëmshme për organizmin dhe shëndetin e njerëzve.Ndërsa pushteti nëse kritikohet se nuk po bën sa duhet për zvogëlimin e nivelit të ndotjes në mënyrë qesharake arsyetohet duke thënë Kujdes se ne nuk e kemi atë shkopin maxhik që me një shkundje të tij do të sigurohej menjëher ajër i pastër sa të duam ne qytetarët. Prandaj politikanët nuk janë të paguar kot në politikë por ata paguhen që të ofrojnë zgjidhje adekuate duke ndërmarrë veprime dhe masa për ndryshimin e gjendjeve të pavolitshme që janë prezente në natyrë dhe ti identifikojnë shkaqet e ndotjes së ajrit dhe të mundohen që njerëzve tu sigurojnë ajër të pastër, E kjo duhet të bëhet duke e inkurajuar dhe mbajtur të hapur dhe të gjallë debatin në shtet dhe shoqëri. Kërkesë drejtuar politikanëve për debat nuk është për ta bërë të pamundurën apo për të bërë maxhi e mrekulli por për ta kryer punën e tyre primare dhe të domosdoshme sepse për këtë ata paguhen edhe atë shumë shtrenjtë. Prandaj politikan meritoeni pagën që e merrni dhe punoni përher duke debatuar në mënyrë të përhershme dhe produktive me pranuesit e vendimeve që i merrni pra me qytetarët.

Loading...