Veç ironive të ndryshme, nervozizmit të De Biasit dje gjatë konferencës për shtyp, në përfundim të saj ka pasur shumë prapaskena. Në fillim teksa po flitej për përplasjet e tij me trajnerin e Kosovës Bunjaki, De Biasi u shpreh: “E kemi takuar njëri­-tjetrin shumë rrallë.

Kemi folur dy fjalë. Nuk është se jetojmë në një shtëpi, s’kemi unanza në gisht. Po deshët Ju edhe martohemi dhe të bëhemi homoseksual.” – Ishte kjo një “bombë” që nuk është nënvizuar mirë dhe është kërkuar të kamuflohet nga përgjegjësit për shtyp të federatës, raporton “minuta90”.

Pjesa tjetër në fundin e saj ka qenë një injorim ndaj zëdhënëses Jona Dervishi: “Sa veta këtu dinë italisht dhe anglisht? Kështu mund të kishim shmangur përkthimin.” Por ajo që nuk është parë në kamera, por nga të pranishëm aty, ka qenë fundi i konferencës për shtyp teksa De Biasi ka refuzuar foton me zëdhënësen Dervishi: “Nuk dal foto me ty, t’i flet shumë, shiko bëj punën tënde.” – Kanë qenë këto fjalët e De Biasit të shoqëruar edhe me xhestikulacion. Ndërsa krisja ka vazhduar teksa janë ngritur edhe zërat në sallonin e FSHF­-së.

Loading...