Pse kanë kaq frikë prej Besës “patriotët” e opozitës që marrin rroga prej Qeverisë?

Sulmet vijnë nga të dy anët. Edhe nga ata që deri dje ishin partnerë me Gruevskin e Mijallkovin, por edhe nga ata që dje e autorizuan Artan Grubin të negociojë në emër të tyre për hyrje në qeveri, kurse sot thonë se hyrja në qeveri është tradhtia më e madhe. Edhe nga ata që takoheshin me Tadiqin e Dikojeviqin, por edhe nga ata që shiten patriotë të opozitës, kurse marrin rrogë nga qeveria

Agron Aliu

Armiqtë e shqiptarëve herët i fërkuan duart. U gëzuan para kohe. Menduan se e shkatërruan shpresën e shqiptarëve, që solli ndryshimin më 11 dhjetor të vitit 2016. Prej atëherë, asgjë nuk është më si më parë në Maqedoni. Që kur Lëvizja Besa, bashkë me LR-PDSH-në ua prishi matematikat, nuk kanë mundur të ndërmarrin asnjë ekspeditë ndëshkuese për vrasjen, burgosjen dhe dënimin e shqiptarëve me burg të përjetshëm. Dhe asnjëherë më nuk do ta kenë atë “luks”. U prishën planet e qarqeve antishqiptare jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. Prandaj edhe goditjet e tyre ishin të ashpra. Goditje që dhanë rezultate vetëm për një moment. Sepse Besa, pasi pastroi radhët, po kthehet shumë më fuqishëm se më parë.
Megjithatë sulmet nuk po ndalen. Po vazhdojnë me të njëjtin intensitet. Vijnë nga të dy anët. Edhe nga ata që deri dje ishin partnerë me Gruevskin e Mijallkovin, por edhe nga ata që dje e autorizuan Artan Grubin të negociojë në emër të tyre për hyrje në qeveri, kurse sot thonë se hyrja në qeveri është tradhtia më e madhe.
Edhe nga ata që takoheshin me Tadiqin e Dikojeviqin, por edhe nga ata që shiten patriotë të opozitës, kurse marrin rrogë nga qeveria. (Athua marrin rroga nga BDI-ja, për të sulmuar Besën?).
Edhe pse vijnë nga dy anë, qëllimi i këtyre sulmeve është i njëjtë. Edhe ëndrra e tyre është e njëjtë. Ëndërrojnë ta kthejnë sërish kohën e 153 mijë votave në konton e një partie politike. Që ajo parti pastaj të mund të bëjë pazar me ato 153 mijë vota në dëm të shqiptarëve. Që shqiptarëve sërish t’u përsëriten Monstra, vrasja e Harun Aliut, Enciklopedia ofenduese, Shkupi 2014, Lagja e Trimave… Ëndërrojnë që sërish BDI të jetë partia e vetme shqiptare në pushtet. Ky paska qenë qëllimi i tyre edhe kur hynë përkohësisht në qeveri edhe kur dolën prej qeverisë. Ky paska qenë qëllimi i tyre, kur në skenën politike na e “mbollën” Vesel Memedin, i cili sot po ia bën shumicën “kryeplakut”. Ky paska qenë qëllimi i tyre kur uleshin në tavolina të përbashkëta me Ali Ahmetin edhe pse shqiptarët e shpallën klinikisht të vdekur, duke e lënë nga 153 mijë në vetëm 80 mijë vota.
Kot e kanë. Nuk realizohen më ato ëndrra. I ka vdekur nëna asaj pune. Në Maqedoni nuk mund të mbijetojë më qeveri vetëm me BDI-në si parti shqiptare brenda saj. Sepse vullneti i shumicës shqiptare është kundër përfaqësimit të tyre nga BDI-ja. Prandaj duhet të pajtohen me fatin.

Loading...