Pse Kryeministri nuk e shkarkoi jo më larg se dje Ministrin e Shëndetësisë?

Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Kryeministri Zoran Zaev pas ngjarjeve të fundit me një tender të Ministrisë së Shëndetësisë që në opinion u interpretua dhe u prezentua si i dyshimtë u dasht që menjëher o ta shkarkoj Ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe o nga i njëjti të kërkoj që të jep dorëheqje nga posti me qëllim që me këtë veprim eventual të pamatur të dikasterit shendetësor të mos komprometohet jo vetemse institucioni të cilin e udheheq vetë Kryeministri Zaev Qeveria, por edhe të mos sillet në pikpyetje platforma si dhe koncepti Qeveritar për luftë të vendosur dhe të pakompromis jo vetëmse ndaj jokushtetueshmerise, e joligjshmerise por edhe të shmangen tendencat për krim dhe korrupcion eventual në radhët e Qeverisë. Kështu të paktën do të kisha reaguar unë po të isha në vend të Kryeministrit Zoran Zaev, apo kështu do të vepronte çdo burrshtetas që deri tani me shumë vullnet, me përkushtim dhe me konsekuencë është vënë në luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupcionit në Shtet siç është rasti edhe me Kryeministrin Zoran Zaev. Në Politikë disa vendime janë shumë të vështira dhe të dhimbshme për tu marrë por të njëjtat duhet të merren patjetër për ta shpëtuar thash jo vetëmse fityrën e anetarëve të Qeverisë por duhet tentuar të shpëtohet dicka edhe më e madhe, më e rëndesishme si dhe më e shenjtë siç janë platforma dhe koncepti i Qeverisë. Konsideroj se ky është gabimi apo dhe lëshimi më i madh që e kanë bërë deri tani të gjithë Kryeministrat e vendit por si duket kur jemi te rasti i tenderit të fundit në dikasterin shëndetësor do ti shkruhet si dobësi edhe Kryeministrit aktual të Republikës së Maqedonisë. Këta duke u vënë në mbrojtje të reputacionit të anëtarëve të caktuar apo edhe të të gjithë anëtarëve të Qeverisë gjithmonë e kanë rrezikuar platformën por edhe konceptin e Qeverisë jo vetëm për qeverisje të mire por i kanë devalvuar edhe përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupcionit në shtet. E platforma dhe koncepti i Qeverisë dhe qeverisjes nuk janë prona të patjetërsueshme të Kryeministrave por këto janë vlera që u përkasin të gjithë qytetarëve të vendit, prandaj duhet bërë çdo gjë që doemos të zbatohen me perpikmëri të njëjtat. Në politikë disa vendime duhet të merren me vendosmëri dhe në kohe me qëllim që të dëshmohet lidership.Lideri duhet të jetë ujk por edhe dhelpër ka thënë Nikollo Makijaveli. Në rastin konkret me shkarkimin eventual të Ministrit të Shëndëtesisë Venko Filipce jo me larg se dje Kryeministri nuk do të vepronte si dhelpër por si ujk duke ia bërë me dije jo vetemse atij si anëtar Qeverie por edhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë, por edhe të gjithë qytetarëve të vendit se ai për asgjë nuk bën kompromis kur bëhet fjalë për gabime eventuale që bëhen gjatë punës së bartësve të funkcioneve shtetërore dhe publike si edhe se vazhdon që ta luftoj me konsekuencë dhe pakurrfar konsiderate krimin dhe korrupcionin në shtet, pavarësisht se per kë bëhet fjalë. Athua se a bëhet fjalë për ndonjë anëtar shumë të rëndësishëm apo edhe për ndonjë anëtarë më pak të rëndësishëm të Qeverisë.

Loading...