Opinione

Pse nuk është shqyrtuar 10 vite ankesa e Burhan Porojti të dënuar me burg të përjetshëm?

qenan-aliu

 

Nuk njoh personalisht qytetarin që po vuan burgun, por thjeshtë dua të dijë se çka është e vërteta lidhur me procedimin nga ana e gjykatës

QENAN ALIU

Deri te ; -Këshilli gjyqësorë i RM-së

-Avokati i Populli Të nderuar,

 

Jam një qytetar i Maqedonisë, i bindur se kam të drejtë për të ditur diçka mbi një të vërtetë. Nuk njoh personalisht qytetarin që po vuan burgun, por thjeshtë dua të dijë se çka është e vërteta lidhur me procedimin nga ana e gjykatës; Bazuar në të drejtën në informatat me karakter publik, shpresoj që organet e lartëpërmendura të përgjigjen me sa vijonë ; – A është e vërtetë se Gjykata Supreme afro dhjetë vite nuk e ka shqyrtuar parashtrimin e të dënuarit me burg të përjetshëm Burhan Poroji, dhe e njëjta ka mbetur nëpër sirtarët . Pra nëse kjo është e vërtetë, atëherë PSE kjo të jetë kështu dhe kush do të duhej të mbanë përgjegjësinë për këtë ?! Ju lutemi, ne kemi të drejtë për ta ditur të vërtetën, ndërsa Ju keni obligim që të ndërmerni të gjitha masat për ushtrimin e kompetencave dhe autoritetit tuaj dhe për ta njoftuar opinionin e gjërë . Sepse perceptimi i opinionit të gjërë është se PO QË SE ka ndodhur një neglizhencë për mosshqyrtimin e parashtrimit një dekadë kohë, shtonë kureshtjen se a mund të fshihet diçka pas kësaj ! Me rrespekt, Një qytetarë,

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top