Liljana Çerri
Mirë që ua keni hequr nga goja bukën këtij populli por shkoni dhe luani në vendin ku supozohej të transmetonte kulturë dhe dinjitet. Ju votuan juve, apo keni hyrë sipas qejfit aty? Këtë nuk po arrijë ta kuptoj edhe pse jam në moshë madhore. Pse i ngatërruat kopshtet me parlamentin zotërinj, kujt i shërbejnë këta çiliminj analfabetë që i keni vënë në instancat më të larta, mos vallë kanë mbaruar intelektualët në këtë vend? Kush e ka bërë Kushtetutën si paçavure dhe ju hapi rrugë këtyre spitullaqëve?! Këtyre duhej tu thonit vandalë dhunues të institucioneve publike, jo Kuksianëve Z.Kryeministër. Këta duhej ti çoje direkt mbrapa hekurave, se, mesa me kujtohet, ajo salla aty është bërë me taksat tona dhe nuk e di vlerën e saktë por e gjeti edhe Xhozi një mënyrë të vidhte pak si të tjerët kur ishte në pushtet. Gjynah që atë miell e çuat dëm, sepse mund t’ia kishit dhënë ndonjë fukarai. Kishte ngrëne 2 vakte, por prapë ju bukëshkelurit e përhershëm e shkelët miellin. Si nuk hodhët nga mielli që shisni, apo i shtrenjtë grami tij, nuk duhet çuar dëm. Nejse! Një pyetje kisha për këta kryetarët e partive, mbi çfarë bazash i përzgjidhni këta kandidatët për deputetë, apo thoni mbi çmend i votoni ju si popull? Uroj mbi gjithçka të bëhemi ndonjë ditë ku të ketë më shumë vlerë truri sesa xhepi i babait. Dhe ju deputetucë mos dëmtoni atë sallën se të isha si Fatmir Xhafa? Sot u kisha futur të gjithëve në burg për dëmtim të pronës publike, po me atë zell që futi banorët e qarkut Kukës dhe do dilja në konferencë për shtyp e do flisja po me atë zell e mllef, e do thosha LIGJI ËSHTË I NJËJTE PËR TË GJITHË JA SA I DREJTË ËSHTË KY SHTET, JA KUSH DËMTON PRONËN PUBLIKE.

Loading...