Në Finlandë shkollimi është falas për të gjithë fëmijët – nxënësit nëpër shkollat kanë ushqim falas, sigurim social dhe shëndetësorë falas dhe libra falas. Shkollat paguajnë për kamping, shëtitjet dhe teatër.

Si përparësi e madhe në arsimin finlandez u tregua edhe ajo se fëmijët nuk kanë detyra shtëpie deri sa ti mbushin 16 vjet, dhe atëherë e bëjnë provimin e parë të standardizuar. Pauzat ndërmjet çdo ore mësimore janë nga 15 minuta, fëmijët zgjedhin lëndët zgjedhore sipas interesave të tyre. Në krahasim nxënësit në Maqedoni mesatarisht në shkollë qëndrojnë rreth 6-7 orë, dhe pastaj edhe 2-3 orë kalojnë duke i shkruar detyrat e shtëpisë, transmeton lajmpress.com

Sipas disa studimeve, sistemi finlandez është më i mirë për shkak të mësimdhënësve të mirë – të gjithë këta kanë të kryer magjistraturën dhe gëzojnë një autoritet mjaft të madh, përderisa tek ne në Maqedoni nuk është kështu; problemi më i madh është ai se arsimtarëve tanë u është limituar liria tyre dhe kreativiteti i tyre. Në Finlandë fëmijët dëshirojnë të shkojnë në shkollë, dhe për ata ajo shkakton kënaqësi, sepse arsimtari ka liri që vetë ai ta organizoj ligjëratën. /lajmpress

Loading...