Lufta në Siri hyri edhe në botën perëndimore dhe përhapet në tërë Evropën. Shteti islamik zbatoi më tepër sulme mbi shtetet perëndimore duke mbajtur peng shtetas të huaj dhe duke i vrarë ata si metodë e propagandës. Vijuan sulmet në Paris të Francës, ku vdiqën mbi 130 njerëz dhe u lënduan rreth 300. Shteti shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe i mbylli kufijtë, ndërsa kryetari i shtetit Fransoa Oland deklaroi që sulmin e konsideron si shenjë lufte.

Pse pikërisht Franca?
Vice“, një agjension i njohur gazetaresk, thotë që sulmi është zbatuar me strategji. Para kësaj, të premten, SHBA shpalli vdekjen e vrasësit të njohur Muhamet Emvazi nga Shteti Islamik, dhe pastaj ata vënë re pësime më të mëdha ushtarake. Këto humbje penguan rrugën ndërmjet Rakës dhe Mosulit, dy qendrat urbane ku ekstremistët e Shtetit Islamik janë aktiv. Kjo ditë ka përfunduar me sulme vetëvrasëse në kryeqytetin e Francës.

Sipas “Vice”, sulmet janë zbatuar nga disa arsye kryesore – ndjellja e frikës tek populli, hakmarrja dhe me qëllim që të dëshmojnë se Shteti Islamik nuk humb. Përndryshe, Franca është e përfshirë në luftën kundër Shtetit islamik, sëbashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, si forcë më e vogël ushtarake. Shteti islamik dhe mbështetësit e tij në perëndim thonë që sulmi në Paris është përgjigje e aktiviteteve ushtarake të Francës në luftën kundër tyre.

A do të vazhdojnë sulmet e këtilla?

Shteti islamik po dëmton perëndimin për shkak se mund ta bëjë këtë dhe për shkak se kështu fiton në këtë rajon. “Vice” shkruajnë që sulmet e këtilla do të vazhdojnë derisa bashkësia ndërkombëtare përfundimisht nuk i përkushtohet ndaljes së këtij konflikti njëherë e përgjithmonë.

Loading...