Pse u bë pishman Ermira Mehmeti (VIDEO)

Ermira Mehmeti, dhjetë ditë më parë tha para gazetarëve se ajo do të largohet nga BDI-ja. Por, dy ditë më vonë, në një intervistë televizive tha se ende nuk ka braktisur BDI-në. Çfarë e ka shtyrë Ermirën të bëhet pishman? Pas këtyre lëkundjeve si mund ti besoj elektorati pishman politikaneve apo deputetëve shqiptarë që ende tentojnë të imponohen për të vjel votat e shqiptarëve, që më pas i përdorin për interesa personale dhe jo për ti përfaqësuar votuesit.

Ermira Mehmeti, pasi fitoi mandatin e deputetes një vit më parë në zonën zgjedhore numër 1, u largua drejt Amerikës për të studiuar duke harruar votuesit e saj. Ajo, asnjëherë nuk e ka hapur gojën në parlament për të folur për interesat e banorëve të Sarajit që e zgjodhën deputete dhe ia mundësuan një rrogë që shumica e shqiptarëve të Maqedonisë vetëm mund ta ëndërrojnë.

Loading...