Paraqitja e komisionarit Johanes Han, në pjesën ku prezantoi progres raportin për Maqedoninë (që sivjet më tepër quhet regres raport), ka tërbuar një pjesë të opinionit maqedonas. Shkak për këtë është mos përmendja e emrit të Maqedonisë në asnjë pjesë të paraqitjes së hanit, ku ai në vend të emrit Maqedoni, përdor termin “vendi juaj”, raporton “Lajm”.

“Maqedonia edhe sivjet mbeti ‘vendi juaj’”, është titulli në gazetën “Dnevnik”, ku kritikohet paraqitja e komsiionerit Han.

Si shkak tjetër për revoltë është edhe fakti se Han poashtu nuk përdor termin “liderët maqedonas”, por liderët tuaj. Është e qartë se komisionari evropian i është shmangur përdorimit të termit Maqedoni dhe maqedonas, për shkak të kontestit që ka Maqedonia me Greqinë rreth emrit kushtetues.

Këtë paraqitje të komisionarit Han mund ta përcillni në videon më poshtë në gjuhën angleze me përkthim maqedonisht.

 
Loading...