Pas “fundosjes” së VMRO-DPMNE-së dhe dënimit të Gruevskit dhe Jankullovskës me burg, Prokuroria Speciale Publike si duket tani është fokusuar te partnerët e tyre shumëvjeçarë.
Burime partiake kanë thënë për Gazetën Lajm se në adresë të disa funksionarëve të mëhershëm dhe atyre aktualë të BDI-së kanë arritur “pyetësorë” nga PSP-ja, ku kërkohen sqarime se si kanë krijuar pasuritë e tyre marramendëse.
Theks të veçantë vendoset tek vilat dhe apartamentet superluksoze që posedojnë funksionarët në fjalë te “Gjiri i Lalzit” në bregdetin shqiptar. Poashtu kërkohen të dhëna edhe për banesat te “Ndërtesa e Bardhë me Shumë Dritare” në Sarandë, por edhe pë pasuri tjera në Vlorë, Durrës, Shën Gjin, Velipojë, e gjetiu.
“PSP poashtu kërkon sqarim se pse këto pasuri nuk janë paraqitur në fletë-deklarimet e pasurisë që kanë bërë funksionarët te Komisioni për Antikorrupsion. Bëhet fjalë për pasuri milionëshe”, thonë burimet tona duke insistuar të mbeten anonime.
Në PSP nuk komentojnë këto informacione, duke shtuar se PSP publikon rastet vetëm kur të futen në fazë të hetimeve.

Loading...