Maqedoni

PSP ka lëndë të gatshme për Izet Mexhitin, Teuta Arfin dhe funksionarë të tjerë të BDI-së (video)

 

Ish funksionari i lartë i LSDM-së Lupço Palevski thotë se Prokuroria Speciale ka disa lëndë të gatshme për funksionarë të lartë të BDI-së, ndër të cilët edhe për nënkryetarët e kësaj partie Izet Mexhiti, Teuta Arifi dhe të tjerë, shkruan Fakte. Palevski për TV Nova është deklaruar se me këto lëndë parti BDI është e shantazhuar dhe detyrohet të veprojë sipas dirigjimeve të ambasadorit amerikan në vend, Xhes Bejli.

“Izet Mexhiti ka lëndë për falsifikim të zgjedhjeve të kaluara lokale, për çka ka edhe dëshmitarë dhe kryetari i komisionit komunal ka bërë falsifikim të nënshkrimit. Kjo qëndron në sirtar tek Katica. Procesues lokal i këtij rasti është Lençe Ristoska. Për Teutën gjithashtu, që bëhet socialdemorate e madhe brenda radhëve të BDI-së, ka rast konkret të dokumentuar ku transporti i nxënësve në Tetovë kushton si në Manastir, ku kishim paraburgim shtëpiak, transporti në Strumicë. Dmth, sa kushtojnë së bashku në Manastir dhe Strumicë, ka kushtuar transporti i nxënësve në Tetovë. Për këto nuk ka padi penale pasi shfrytëzohen si mjet për të krijuar situaa politike” – ka deklaruar mes tjerash Palevski./FAKTE.Net

 

 

To Top