PSP zbuloi bankën e larjes së parave të autostradave

Destinacioni ekzotik i njohur si parajsa e tatimeve është shteti ishull ku ka arritur hetimi i PSP, duke ndjekur paratë e paguara për rrugët e Maqedonisë që po ndërtohen me kredi kineze, thuhet në emisionin e ri të “Kod”.

Nga PSP nuk komentoj ngase bëhet fjale për procedurë parahetimore. Kjo procedurë heton se si janë lëvizur pjesë nga paratë e kreditit kinez që kapte shumën prej 784 milion dollarë amerikane. Krediti është parashikuar për rrugët Kërçovë- Ohër për të cilin janë marrë gjysme miliardë dollarë dhe për rrugën Shtip-Miladinovci.

Hetimi, sipas informacioneve të ‘Kod’ ka arritur deri në bankën e ishullit, po për PSP këtu ka lindur një problem, nuk kanë arritur të ndjekin transaksionet. Po hetohet për mito dhe larje potenciale e parave.

Loading...