Edhe sot në gjykatë u dëgjuan “bomba”, të gjitha të muajit prill të vitit 2013-të gjegjësisht nga zgjedhjet lokale mes dy rretheve zgjedhore. Në to dominonte zëri i ish ministrit të transportit, Mile Janakieski i cili organizonte aktivitetet e partisë për të fituar numër sa më të madh të votuesve. Mes tjerash, mund të dëgjohet se si drejtorë të institucioneve publike marrin detyra të tërheqin dhe kontrollojnë votues, por edhe si kanë kaluar ata që kanë refuzuar. Në një bisedë mes Mile Janakieskit dhe Daniella Rangellovës, këshilltarja e atëhershme e Qendrës ankohet:

Bisedë e përgjuar mes Daniella Rangellovës dhe Mile Janakieskit
“Mile, kjo drejtoresha nuk bashkëpunon…të dielën e ka patjetër të shkojë në liturgji, nuk mundet…thotë se Zoti për të është më i rëndësishëm se partia”– shprehet Rangellova.
“Largojeni” sugjeron Janakieski.
“Përjashtoje” – sugjeron Janakieski.
Nga bisedat e mëtutjeshme, nuk u kuptua se për cilën drejtoreshë bëhet fjalë, por puna e saj ka qenë t’i kontrollonte fëmijët pa prindër që janë punësuar. Agjitacioni ka shkuar aq larg saqë një person, i liruar nga burgu vetëm disa ditë më parë, është kthyer në Idrizovë për të votuar, sepse ka qenë atje në listën e votuesve. Rasti që ngjarja është në bisedat e përgjuara është se shërbimet nuk e lejojnë personin të kthehet sepse ai e ka vuajtur dënimin. As drejtori i Idrizovës Zhivko Pejkovski nuk premton se do ta lëshojë.
Bisedë e përgjuar mes Zhivko Pejkovskit dhe Mile Janakieskit
“Nëse kthehet, ka mediume këtu, do të bëjmë 300 probleme”, – i thotë Pejkovski Janakieskit.
“Nuk është në listën e votuesve,” përgjigjet Janakieski.
“Por e kemi lëshuar para 3 ditëve”, – thotë Pejkovski
“Lere, si duket e ka mirë në burg “– vazhdon me bindjen Janakieski.
Në “Titanik” ka gjithsej rreth 1000 biseda të përgjuara si dëshmi. Më shumë se gjysma janë paraqitur në gjykatë .Seanca e ardhshme për rastin është të hënën.

Loading...