Sipas arkivit serb del se qeveria serbe gjatë vitit 1913 ka blerë politikanët shqiptarë me këto shuma: Esat Toptani, ministër 2500 flori, Prenk Bib Doda, zv/kryeministër, 1000 flori, Ahmed Muhtari, prijës i Matit, 400 flori, Mark Gjoni, kapedan i Mirditës 50 flori, etj. etj. Pasojnë vitet e tjera e personazhet tjerë. Një deklarate e deponuar e Arif Hikmetit, se austriakët i paskëshin ofruar 10.000 flori për të punuar për ta, por ai nuk paskësh pranuar qe ta thejë besën që u kishte dhenë serbëve flet bajagi shumë. Tani nje pyetje. Nëse ministri Esat Toptani e paska shitë nderin e vet dyfish e gjysmë më shtrenjtë se sa zëvendësi i Ismail Qemal Vlorës, Prenk Bib Doda, dhe për 500 flori me shtrenjtë se sa që vetë kryeministri Ismail Qemal Vlora merrte nga grekët, atëherë kush na del këtu ma patriot e kush më tradhtar? Dhe si mendoni kur të hapen arkivat serbe për shumat që do të kenë marrë nga Serbia politikanët e sotëm në Prishtinë e Tiranë, atëherë çfare mendoni kush nga politikanët e sotit do ta ketë shitur më së shtrenjti lëkurën e vet?

Loading...