“Puç”, A do të paraqitet sot Zaevi në gjykatë?

Sot duhet të mbahet seanca e pestë e rastit “Puç” por, sipas Telegraf.mk, është e mundur që seanca të shtyhet, meqë tani rasti duhet t’i kalohet Prokurores speciale Katica Janeva.

Herën e kaluar, gjyqtarja Lubinka Bashevska tha se Zaevit i është dërguar ftesa për në gjyq por nuk ka marrë përgjigje nëse ai e ka pranuar ftesën. As avokatët mbrojtës nuk e dinin nëse ai kishte pranuar një ftesë sipas rregullave, por e arsyetuan mungesën e tij me një takim që kishte Zoran Zaev me Fondin ndërkombëtar të investimeve për zhvillim. Gjyqtarja kërkoj që të jepet dëshmi edhe për të arsyetuar mungesën e Zaevit në seancën në fillim të këtij muaji kur u tha se ai ka pasur një takim me ambasadorin italian, njofton Portalb.

Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

Loading...