Ejup Berisha

Marrëveshja e Prespës do të mund ta vë nën hije Marrëveshjen e Ohrit. Kur Shqiptarëve të Maqedonisë ju dha mundësia historike që përmes Marrëveshjes së Ohrit ta bëjnë rregullimin përmirësimin dhe përparimim e statusit të tyre kushtetues e juridik dikuj ju kujtua se mund të manipuloj me tërë procesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje që u quajt historike dhe ta shëndrroj të njëjtën në dokument të thjeshtë për përfitime personale dhe grupore. Pra dukush e shfrytezoi raatin që Marrëveshjen e Ohrit ta bëj kopsht për përfitime apo siq thonin më parë njerëzit ta bëjë bahqe baballëku dhe në emër të saj të përfitojnë sa më shumë matrialisht e të pasurohen. Këta janë mu ata njerëz të cilët kontribuan për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe që premtuan më shumë se tepër dhe më vonë realizuan shumë më pak se pak nga kjo marrëveshje. Edhe pse për nëshkrimin e saj u desht të bëheshin shumë sakrifica shumë humbje kombëtare si jetë njerëzish shkatrrime pronash etj etj. Megjithatë disa persona Marrëveshjen e Ohrit e vunë në tavolinë kompromisi dhe në vend që me të në aspekt qenësor të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptar fatkeqsisht përmes saj përfitoi vetëmse një grupacion i vogël njerëzish. Ok ti lëmë anash keqpërdorimet manipulimet të këqijat si dhe të zezat e tjera që dikush i bëri në emër të kësaj marrëveshjeje dhe ti kthehemi objektivitetit. Në jetë gjithqka është relative apo cdo gjë është e afatizuar përveq Zotit që është i përhershëm apo apsolut.Pra për cdo gjë ka limite afate dhe kufizime si dhe fund. Për Marrëveshjen e Ohrit së pari u tha se e tëra duhet të zbatohet deri në vitin 2004 por ajo nuk u realizua deri atëher, kjo ndodhi kështu pasiqë dikush në mënyrë të pa-autorozuar u hyri manipulimeve apo pazareve për përfitime personale dhe grupore. Së pari këta i hynë pazareve përfituese për qështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Të njëjtët thanë se nuk do ta zyrtarizojmë në tërësi gjuhën por me palën tjetër u morrënvesh që ajo të përdoret vetëmse nëpër dokumentet personale sic janë letërnjoftimet dhe pasaportat. Kjo më shumë u bë që partisë së atëhershme më të madhe maqedonase në pusht ti mundësohet që mos të humb në rejting.Pra me këtë ajo do ti shmangej rënies së përkrahjes te elektorati maqedonas ndërsa disa anëtar të partisë shqiptare në pushtet do të përfitonin materialisht duke marrë tendere dhe gjëra të tjera materiale.Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që u realizua dicka shumë minimale nga Marrëveshja e Ohrit.Më pas përpjekjet që të realizohen obligimet e tjera që dilnin nga Marrëveshja në fjalë ranë në Gjykatën Kusbtetuese, sic është ligji për përdorimin e simboleve kombëtare.Ky projekt ligj edhe pse u miratua në Kuvendin e Republikës me një nismë për vlersimin e Kushtetueshmërisë në Gjykatën Kushtetuese u shpall i Kundërkushtetues. Dhe prej atëher e deri sa nuk u miratua projekt ligji për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive të tjera etnike në RM nuk pati më ndonjë iniciativë për qeshtjen e përdorimit të gjuhes shqipe në Republikën e Maqedonisë. Por edhe ligji i fundit ngeli pa hyrë në fuqi për shkak të refuzimit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov që ta nënshkruaj dekretin, me të cilin ligji do të fitonte të drejtën që të dërgohet në Gazetën zyrtare dhe të shpallet në të dhe pas kësaj ai të mund të hyjë në fuqi. Dhe tani meqë gati asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit nuk u realizua ashtu si duhej dhe sa duhej dhe meqë rrethanat dhe raportet politike asnjëher nuk janë të përhershme apo statike por këto janë të ndryshueshme dhe shumë dinamike parashtrohet pyetja se si do të zbatohen mëtej obligimet e mbetura të Marrëveshjes së Ohrit posaqërisht kur në vendin tonë pritet të mbahet Referendumi i 30 shtatorit për pranimin ose për refuzimin e Marrëveshjes me Greqinë për qështjen e ndryshimit të emrit të shtetit tonë. Pas kësaj kjo Marrëveshje që njihet edhe si Marrëveshja e Prespës do të mund ta vë nën hije Marrëveshjen historike përfituese të Ohrit që në histori do të mbetet fakti se u realizua shumë pak dhe tepër keq. Fajtor për këte është shumë pak pala maqedonase e më shumë pala shqiptare që nuk pati asnjëher vullnet që ta zbatoj në tërësi marrëveshjen në fjalë. Ndërsa në jetë askush nuk mund tu jep dicka me zor por vetëmse tu merr. Maqedonàsit shumë lehtë pas referendumit dhe pranimit të mundshëm të Marrëveshjes me Greqinë do të mund të thonë shqiptar na falni por tani e tutje do ti rregullojmë qështjet tona ndërsa sa i përket qështjeve që dalin si obligime nga Marrëveshja e Ohrit duhet të pritet pak, e se sa do të jetë ajo pritje nuk dihet. Pra maqedonasit më tejë mund të shtojnë shqiptar kërkojmë falje por tani e tutje ne e kemi marrëveshjen tonë ndërsa ajo e juaja me të cilën u tallëm së bashku gjatë gjithë kësaj kohe le të pret aty nën hijen e mrizit por egziston rreziku që ajo duke pritur që të vie në rend dite për zbatim të ngrihet e njëjta, ndërsa thuhet që hekuri lakohet shumë lehtë dhe merr formë vetëmse sa është i nxehtë sepse kur të ftohet kjo mund të bëhet por me shumë sakrifica, mund e me vështërsi. Prandaj punën e sotit mos e lërë për nesër. Sepse sic thashë më lartë egziston rrezik potencial që marrëveshja e Ohrit të bie nën hije të plotë të Marrëveshjes së Prespës.Ndërsa sa u përket Marrëveshjeve egziston njjë rregull i artë që thotë se ato duhet të zbatohen detyrimisht konform thënies latine Pact sunt servanta.

Loading...