Punësimi i vajzës së Talat Xhaferi dhe deputetit të LSDM në ELEM, kompania kërkon ndërprerjen e shkrimeve shpifëse

Një pjesë e mediave maqedonase kanë vazhduar kritikat për punësimet familjare të pushtetëarve
aktual. Në shënjestër është kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe deputeti i LSDM, Miroslav Gërçev,
fëmijët e të cilëve u punësuan në gjigantin elektroenergjetik shtetëror ELEM.
Por kritikat e fundit janë se Besiana Xhaferi, vajza e kryeparlamentarit Xhaferi dhe djali i deputetit të
LSDM janë angazhuar në vendet e punës me arsimim të mesëm, pa fakultet të kryer. Kjo ka bërë që
të reagojë kompania duke theksuar se Besiana Xhaferi ka të kryer fakultetin juridik në Universitetin
“Kirili dhe Metodi” me notë të lartë mesatare. Me notë të lartë mesatare në fakultetin e maqinerisë ka
përfunduar edhe Dimitar Grçev.
SHA “ELEM” ka reaguar ndaj publikimeve në kontinuitet siç thuhet të disa portaleve që fyejnë të
punësuarit në këtë kompani. Kjo kompani ka kërkuar që të përgënjeshtrohen lajmet shpifëse ndaj dy
të punësuarve me kontratë të përkohshëm të punës. (INA)

Loading...