Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publike “Pavell Shatev” në gazetën zyrtare ka publikuar sistematizim të ri, sipas së cilës në vendet për inxhinierë të teknologjisë së informatikës (IT) do të punësojnë psikologë dhe persona me arsim “shkenca për gjuhë”, shkruan portali “Sakamdakazham”, transmeton Portalb.mk.

Psikolog i diplomuar kërkohet edhe për vendin udhëheqës i Departamentit për Statistika, Evoluim dhe Analiza. Por, ai nuk do të kryej analiza të fushës psikike të kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë që ndjekin trajnim, por as trajnuesve dhe anëtarëve të bordit udhëheqës së Akademisë, por sipas asaj që është publikuar, ata duhet ta përmirësojnë dhe modernizojnë bazën e të dhënave të Akademisë, të përgatisin kontrolle statistikore, të fusin të dhëna nga ngjarjet e mbajtura etj.

Loading...