Një punëtor i shkollës fillore “Zenel Hajdini” të fshatit Raincë të Preshevës, ka përfunduar në pranga, pasi që, dyshohet se ka kryer vepër penale, keqtrajtim seksual i të mitures.
Pas intervistimit nga Prokuroria e lartë e Vranjës, punëtorit ndihmës të shkollës fillore të fshatit Raincë V.V. i është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditëve.

Siç bëhet e ditur nga Prokuroia e lartë e Vranjës, i dyshuari 41 vjeçar V.V. ka krijuar lidhje afërta me nxënesen 13-të vjeçare, kur në dhjetor të 2017-tes, ka pasur edhe lidhje intime.

Për hetime të mëtutjeshme, prokuroria do të merrë prova të tjera, si dhe ekspertiza të nevojshme./Lugina-Lajm/.

Loading...