Punëtori i “Pastrimit” grushtohet pse kërkoi përparësi për kamionin

Një punëtor i Kompanisë “Pastrimi” është rrahur gjatë orarit të punës nga persona të panjohur në lagjen Mati 1.
Ai thotë se shkak i rrahjes u bë kërkesa e tij që vozitësi të ndalej e kamioni i mbeturinave të kyçej në rrugën kryesore “Muharrem Fejza”, raporton KTV.

Thotë se menjëherë nga e njëjta veturë kanë dalë katër persona, të cilët nisën të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij.

Pas ngjarjes, punëtori ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka vazhduar rrugën në stacionin e policisë, ku edhe ka dhënë dëshminë.

Loading...