Dymbëdhjetë njerëz të industrisë së modës janë arrestuar në Iran nën akuzën për përhapje të prostitucionit, përmes fotografive online.

Tetë gra dhe katër burra janë dënuar nga pesë muaj respektivisht gjashtë vjet nga një gjykatë në Shiraz.

Ata u ndaluan nga puna e tyre në modë dhe gjithashtu nuk kanë të drejtë të udhëtojnë për dy vjet.

Avokati i të burgosurve, Mahmoud Taravat, ka thënë se klientët e tij i kanë mohuar këto akuza dhe kanë në plan që të apelojnë.

Loading...