Putin: Aksioni rus në Siri do të zgjas aq sa edhe lufta e armatës siriane

Presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se sulmet ajrore të Aviacionit ushtarak të Rusisë në Siri, do të zgjasin deri sa të jetë e nevojshme për mbështetjen e operacioneve të armatës siriane “kundër terroristëve”.

Në një deklaratë për mediat ruse dhe turke para udhëtimit për në Samitin e G-20 në Antali, Putini theksoi se aeroplanët rusë kishin “detyrë të qartë për ta mbështetur ofensivën e armatës siriane kundër terroristëve”.

“Sa kohë do të qëndrojnë forcat tona (në Siri), do të varte jashtëzakonisht nga realizimi i këtij qëllimi”, deklaroi Putin.

Ai me këtë rasti hodhi poshtë si të pabaza akuzat e SHBA-së dhe aleatët e saj se aeroplanët e saj luftarak kryesisht i sulmojnë pjesëtarët e opozitës së “matur”, të cilët luftojnë kundër forcave besnike të presidentit sirian Bashar aë Asad, e jo siç pohojnë luftëtarët e grupit Shteti Islamik.

Putini me këtë rast edhe njëherë e konfirmoi qëndrimin rus se për fatin e Asadit duhet të vendosin vetë sirianët.

Loading...