Putin studentëve rusë në Britani: Menjëherë jashtë

Studentëve rusë që jetojnë në Britani u është thënë që të kthehen në Rusi derisa tensionet mes dy vendeve po rriten.Kërcënimi nga problemet e sigurisë dhe “provokimet” pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe bijës së tij Julia do të thotë që ata duhet të kthehen në “lindjen e egër” të Rusisë.Një kampanjë nga një grup që përfaqëson ish shtetet sovjetike është lansuar që ka për qëllim kthimin në shtëpi të të gjithë njerëzve që studiojnë në Britani dhe vende të tjera të Perëndimit.

Ata pretendojnë se ka mundësi të shkëlqyera në lindjen e largët të Siberisë në vend të Londrës – por ky plan është tallur në mediat sociale.Studentët më të mirë të Rusisë tani përballen me “një impakt të vërejtshëm të sjelljeve rusofobike” pas helmimeve të Salisbur’it, tha Olga Evko, një përfaqësuese e Rossotrudnichestvo.

Rusët janë të informuar nga mediat e tyre të kontrolluara nga shteti se Skripalët nuk janë helmuar nga Rusia por nga Britania me qëllim për të dëmtuar Kremlinin.

Loading...