Presidenti Vladimir Putin gjatë takimit të G20 që po mbahet në Turqi tha se sipas të dhënave të intelengjencës ruse  për financimin e shtetit islam përfshihen 40 vende, duke përfshirë disa shtete anëtare të G20.

Gjatë samitit në Turqi, presidenti rus, tha: “Unë jap disa shembuj të bazuara në të dhënat tona mbi financimin e Shtetit Islamik (IS, ISIS / ISIS) nga disa individë privatë. Këto para, pasi i kemi hetuar, vijnë nga 40 vende dhe, ka disa prej anëtarëve të G20 në mesin e tyre”, tha Putin gazetarëve.

Putin gjithashtu foli për nevojën urgjente për të ndaluar tregtinë e paligjshme të naftës nga IS.

“Kam treguar fotografitë nga hapësira dhe nga avion për kolegët tanë, që tregojnë qartë sasinë e tregtisë ilegale të naftës dhe produkteve të naftës,” tha ai.

Loading...