Qahet Gruevski: Është bërë trend të më akuzojnë!

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se është bërë trend që ta fajësojnë atë. Gruevski ka folur sot pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin “Titanik”, ku është njoftuar se ai do të angazhojë plot gjashtë avokatë.

“Po ndihet qartë presioni. I kam vetëm tre orë për të lexuar dhjetëra mijëra faqe. Gjykatësit nuk po përgjigjen për këto. Ata janë nën presion. Lajm i parë i sotëm është ‘Titanik’, ndërsa e dyta është çështja e emrit. Ne jemi në seancë çdo ditë pa na dhënë të drejtën e mbrojtjes”, ka thënë Gruevski./Shenja

Loading...