Qendra e re Klinike me gjasë do të ndërtohet në lagjen Bardovcë, afër spitalit psikiatrik. Ky është opsioni më i pranueshëm, duke përjashtuar si opsion lokacionin ku qendra ndodhet tani. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky nuk është vendimi përfundimtar mbi lokacionin e Qendrës Klinike, por potencoi se shqyrtohen mundësitë edhe për lokacione të tjera. Lidhur me dënimin e paraparë prej 5,5 milion eurosh nga Banka Qendrore Evropiane në rast të dislokimit të objektit, Filipçe tha se Qeveria beson se ka hapësirë për marrëveshje me Bankën Qendrore Evropiane që të mos paguaj gjobën.

Mendoj se kemi hapësirë që të flasim me menaxhuesit e Bankës Qendrore Evropiane, por unë jam i bindur se edhe po t’i paguajmë dënimet kjo do të jetë zgjidhja më e mirë dhe më e lirë. 10:20 Sipas analizave të para, investimi do shkojë diku rreth 420 milion euro por do të dalim me të dhëna të sakta. Tani në mënyrë aktive do të punojmë në përgatitjen e terrenit së bashku me komunën Karposh dhe Qytetin e Shkupit. Sipas vlerësimeve tona të tanishme, mendoj se për një vit e gjysmë deri në dy vjet do të fillojmë me ndërtimin e objektit – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

I pari i Shëndetësisë tha se do të fillojë një procedurë e re tenderimi si dhe planifikohet ndërtimi i një rruge të re e cila do të mundësojë qasje direkte për në Klinikë. Fillimi i saj parashihet të jetë nga lagja Karposh dhe të shpie direkt në Klinikë. Nga komuna e Karposhit thanë se nuk ekzistojnë pengesa territoriale për ngritjen e objektit në atë pjesë të Komunës./Alsat-M

Loading...