Një koncert i organizuar nga Qendra Informative Kulturore pritet që të mbahet më datë 6 korrik në sheshin Skenderbe në Shkup.

Këtë e bëjnë të ditur nga Qendra Informative Kulturore – Shkup derisa japin dhe detaje më shumë rreth këtij organizimi në të cilin do të performojnë Sheki Hoxha & friends dhe grupi XXL Band me vokaliste Elita Ziberin.

Të nderuar,

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në koncertin nga SHEKI HOXHA & Friends: Sheki Hoxha – bas kitarë, Driton Bejtullahu – solo kitarë, Enes Beu – tupana Dukagjin Muhaxheri – tenor sax dhe grupit XXL – BAND, me vokalisten, Elita Ziberi. Koncerti është në kuadër të ciklit “VIJMË….”.
Koncerti do të mbahet me 6 korrik 2016, me fillim në orën 21:00, në Sheshin “SKENDERBE”, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Loading...