Prej se u rit akciza për derivatet kaluan katër muaj efektet pozitive akoma nuk e japin rezultatin e pritur, ashtu siç e paralajmëroi qeveria. Prandaj ashtu siç e pruri vendimin po në të njëjtën mënyrë ta tërheqë vendimin dhe ta kthejë në gjendjen fillestare. Vendimi u tregua i gabuar dhe akoma më shumë e rëndon gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, standardi jetësor në skajshmëri.
Po ashtu edhe programi i UNDP-së për hapjen e vendeve të punës për të rinjtë,druajmë se do ta përjetojë epilogun e qeverisë Gruevski,në ndarjen selektive të mjeteve financiare. Qeveria Zaev gradualisht pa vetëdije ecën gjurmëve të qeverisë Gruevski.
Ekonomia është e çorientuar,qytetarët dhe kompanitë,janë të mbytur në borxhe dhe nga arsyet ditura më se 40,000 xhiro llogari gjenden të bllokuara,dhe akoma qeveria nuk merë masa për debllokimin e logarive .
Është koha e fundit që qeveria të ndërmarrë masa urgjente për ta kthyer procesin ekonomik në binarë normale,se për ndryshe gjendja kanoset me trazira sociale. /Lëvizja për Iliridën

Loading...