Qeveria e brengosur se a do të realizohet plani famoz 3-6-9 i Osmanit?

Që kur filluan të skadojnë afatet për ralizimin e planit famoz që ka prezantuar zv.Kryeministri Bujar Osmani, Zhurnal mëson se tanimë Qeveria ka shfaqur brengosje lidhur me atë se a do të realizohet plani 3-6-9 i cili duhet ta afroj Maqedoninë drejt strukturave euro-atlantike.

Nga plani 3-6-9 vetëm për muajin janar janë parashikuar dhjetra ligje. Deputetët tani janë në pushime për festat e fundvitit dhe do fillojnë me punë më 9 janar. Kjo tregon se deputetët shumë rëndë e kanë këtë muaj që të votojnë ligjet që janë paraparë në pikën e fundit të planit në fjalë. E gjithë kjo nuk ka logjikë që të njëjtit sipas planit, deri në fund të janarit të miratohen. Është e qartë se edhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani nuk arriti që të organizojë atë që është e shkruar, dhe të njejtën ta realizoj. A mund të thuhet se Osmani ka bërë lëshim në planin, në organizimin apo vetëm dëshiron të përfiton poena politik?

Madje hapen edhe dilema të shumta se për realizimin e planit do të duhet ndihmë nga Brukseli dhe Uashingtoni, ose më mirë thënë presion. Por, nga atje duan vetëm realizimin e asaj që është dakorduar. Ose siç shkruajti Agjencia e Lajmeve Zhurnal plani 3-6-9 ngjason në një dëshirë parazgjedhore të zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, se sa një detyrë reale që duhet realizuar. Por, është fakt se këtë herë nuk do të ketë hapsirë për të vazhduar lojën. Kohë më parë për Zhurnal, analisti politik Sasho Ordanovski pati deklaruar se Maqedonia tanimë ka hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes dhe nuk ka hapsirë për vazhdimin e lojës.

Çfarë ngelet të realizohet? Nga lista shihet se plani është ambicioz, dhe me vet faktin që kalohen afatet për realizim, kjo na bënë të dyshojmë në planin 3-6-9.

Në janar, sipas planit të Qeverisë, mes tjerash, duhet të sillet ligj për ndryshim të ligjit për gjykatat, ligj për ndryshimin e ligjit për këshill gjykues, për dëshmitarë, për nëpunës administrativ etj. Të njejtin muaj duhet të bëhet draft plan për reforma në sistemin zgjedhor.

Në shkurt, Qeveria planifikon të miratojë strategji nacionale për luftën kundër terrorizmit dhe strategji nacionale për parandalimin e ekstremizmit dhe reformave tjera.

Si përfundim, për muajin mars është lënë pjesa më e madhe e punës që duhet bërë. Planifikohet të formohet një repart të veçant në kuadër të Prorkurorisë Themelore Publike për ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, pastaj të formohet një repart te Avokati i Popullit si mekanizëm për kontroll civil, strategji për të dhëna publike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin të Ligjit për audio dhe shërbime audiovizuele, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e ndërmarrjes publike “Makedonska Radiodifuzija”, etj., shkruan Zhurnal.mk

Loading...