Qeveria e Kosovës s’po di dhe s’po ka guxim ta arsyetojë themelimin e Gjykatës Speciale

Halil_Matoshi
Qeveria e Kosoves nuk ka dite, nuk po di dhe po frikesohet me e arysetue domosdone e themelimit te Gjykates Speciale, sepse frikesohet se do te humbe vota ne substance. Nuk mun d ta cilesosh si gjyakte selektive e te padrejte dhe te kerkosh nga deputetet ta votojne. Kjo asht qasje e padenje, pa guxim qyetar dhe skajshmenisht injorante.Gjykata duhet te themelohet per keto arsye: 1. Kërkesa e aleatëve që Kosova ta themelojë Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara të luftës është konfirmim i sovranitetit të saj – si subjekt i së drejtës ndërkombëtare – përndryshe, sipas Rezolutës 1244, OKB-ja së bashku me Serbinë do të krijonin një gjykatë të tillë, e cila do të kishte juridiksion mbi Kosovën. 2. Pra, themelimi i kësaj Gjykate nga Kuvendi i Kosovës është së pari interes vital shtetëror; Së dyti, konfirmim i të qenit shtet sovran dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare realiste; Dhe, 3. Si dëshmi se Kosova nuk është një shtet i dështuar, por shtet normal, ku mbizotëron arsyeja shtetërore (Raison d’Etat) dhe shtet i cili “u jep dhëmbë” mekanizmave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe ka ndjeshmëri për viktimat… * Mirëpo krahasimi që dikush e bën mes Gjykatës Speciale që kërkohet ta themelojë Kosova dhe atyre të Nurenbergut dhe Tokios është qëllimkeq, sepse këto të fundit janë gjykata ekskluzivisht ushtarake. * Deputeti Glauk Konjufca (por jo vetem ai) po manipulon shume qytetare (por jo qe te gjithe shoqnine kosovare; le ta harron kete intence!?) dhe deputete ne Kuvend, po nuk mund ta manipuloje secilin qytetar/e qe merr vesh ne shtetndertim, ne obligimet nderkomebatre qe ka shteti dhe ne parimet e drejtesise nderkombetare. Gjykata Speciale nuk po i imponohet vetem Kosoves; Ajo asht themelu tashme ne tre vende sovrane: Ne LIban, Sierra leone dhe Kamboxhe si dhe Gjykaten e Vecante ne Timorin Lindor. Sipas inventarizimit aktual, ka rreth tetë gjykata “hibride” duke përfshirë Gjykatën Speciale për Sierra Leone, dhomat e jashtëzakonshme në Kamboxhia, Gjykatën Speciale për Libanin dhe Kosovën; Gjykata e Veçantë Penale në Timorin Lindor; Dhoma e Krimeve të Luftës në Bosnjë – Hercegovinë, Dhoma e lartë e Tribunalit irakian dhe Tribunali për krime lufte në Serbi. Me përjashtim të Gjykatës Speciale për Sierra Leonen dhe Gjykatës së Veçantë për Liban, të cilat janë përcaktuar nga traktate, të gjitha gjykatat e mbetura janë pjesë e sistemit të brendshëm juridik. Pra, edhe Gjykata Speciale në Kosovë.

Loading...