Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që zëvendëskryeministrit të parë, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit t’ia shtojë edhe tre këshilltarë.
Kjo pikë është futur në rendin e ditës me propozimin e Haradinajt, raporton lajmi.net.

Ndërkohë partitë më të mëdha opozitare Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje sot kanë bërë thirrje për seancë të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Sipas tyre, prioritet e politikës së jashtme, në vend të së jenë afatgjata ato po ndryshohen në baza ditore.

Po ashtu, në kërkesë theksohet se është stopuar procesi i njohjeve i cili është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme.

Loading...