Qeveria, ende e varur nga numrat e Aleancës për Shqiptarët

Kryeministri Zoran Zaev nuk precizon nëse pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për largim nga Qeveria, kur do t’i shkarkojë zëvendësministrat dhe drejtorët e këtij subjekti. Pavarësisht rrethanave, Zaev pret që partia e Zijadin Selës t’i mbështes ligjet dhe proceset reformuese.

Ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht kryetar i Gostivarit as nuk ka njoftuar për ambiciet e tij dhe as nuk ka paralajmëruar por thjeshtë ka vendosur të kandidohet. Me mos votimin e ministrit ata paralajmëruan se do të largohen nga Qeveria. Mua më mbetet të jem optimist për bashkëpunimin e mëtejmë në reforma, ligjin për gjuhët, ratifikimin e marrëveshjes me Bullgarinë, ligjet për të cilët duhen 2/3 dhe përgjegjësinë për kualitetin e përgjithshëm të jetës në Maqedoni për të gjithë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, pas votimit të Venko Filipçes për ministër të Shëndetësisë njoftoi braktisjen e Qeverisë në momentin që do të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve. Duke akuzuar Qeverinë për shndërrimin e saj nga Qeveri reformatore në Qeveri, sipas tij “lavatriçe për pastrimin e aferave korruptive”, Sela shprehu gatishmërinë e subjektit tij për mbështetjen e proceseve euro-integruese, ligjeve dhe proceseve reformuese./AlsatM

Loading...